Napoli
Napoli ka fituar në transfertë përballë Lazios, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Olimpico” të Romës, përfundoi me shifrat 0-2.
Golin e parë për kampionët në fuqi e shënoi Spinazzola në minutën e 13-të. Ndërkohë që për golin e dytë mendoi qendërmbrojtësi shqiptar, Amir Rrahmani që tundi rrjetën në minutën e 32-të.
Kështu, “djemtë” e Antonio Contes shkojnë në vendin e dytë me 37 pikë, 1 më pak se Milani kryesues. Në krahun tjetër me 24 pikë të grumbulluara, lacialët mbajnë vendin e 9-të.
GOLAT:
Goli i Spinazzola (Lazio 0-1 Napoli)
Goli i Rrahmanit (Lazio 0-2 Napoli)
Poll
