Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Juventusi e bën “baltë” ndaj Lecce-s, i shpëton nga “turpi” McKennie

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Juventusi e bën “baltë” ndaj Lecce-s, i
Juventus

Edhe pse Juventusi luajti në “Allianz Stadium” kundër një rivali nën mesatare si Lecce, të besuarit e Luciano Spallettit nuk shkuan më shumë se barazimi 1 – 1, java e 18-të në Serie A.

Pjesa e parë u mbyll me golin e Banda. “Zonja e Vjetër” gjeti ekuilibrat me finalizimin e McKennie në minutën e 49. Bardhezinjtë patën shansin të kalonin në avantazh me sulmuesin David nga pika e bardhë e penalltisë, por çuditërisht kanadezi gaboi.

Në fillimin e pjesës së dytë në fushë u integrua edhe sulmuesi shqiptar i Kosovës Edon Zhegrova, por pa ndikim në fatet e ndeshjes.

Mesfushori i Kombëtares Ylber Ramadani e nisi nga minuta e parë dhe “rezistoi” deri në fund. Ky rezultat i shkon më shumë përshtat Lecce-s, kurse Juvja humb 2 pikë të “arta” për të mbajtur “gjallë” ambicjen e titullit.  

 

      

Poll

Lexo gjithashtu