
Serie A është bërë një kampionat i mërzitshëm, teksa sipas Alessandro Del Piero futbolli italian nuk është më tërheqës si më parë. Në një intërvistë për “Corriere dello Sport” ish-futbollisti i Juventusit gjithashtu theksoi se tashmë yjet e futbollit nuk zgjedhin më Serie A.
“Të dhënat janë të qarta. Futbolli në Itali është bërë i mërzitshëm, sepse niveli ka rënë në krahasim me të kaluarën. Këtu vinin të luanin më të fortët dhe lojtarët më të mirë.
Të gjithë donin të garonin në Serie A, por tani lojtarët më të mirë zgjedhin të luajnë në Premier League, La Liga, madje edhe në Gjermani e Francë. Ndërsa në Itali nuk vijnë më.Ndryshe nga këtu në Angli futbolli nuk është aspak i mërzitshëm”, ka theksuar Del Piero.
Kujtojmë se në karrierën e tij futbollistike, Del Piero ka luajtur për 19 sezone me “Zonjën e Vjetër” ku arriti të fitonte 17 trofe, ndërsa me kombëtaren italiane u shpall kampion botë në Gjermani në vitin 2006.