Emrat e mëdhenj të Serisë A janë gati të sfidojnë Liverpoolin për të siguruar talentin e ri, Goncalo Inacio, kostoja e operacionit është 45 milionë euro.
[caption id="attachment_694191" align="alignnone" width="300"] Goncalo Inacio[/caption]
Qendërmbrojtësi bëri 50 paraqitje këtë sezon në moshën 22 vjeç duke impresionuar të gjithë me performancat e tij që i mundësuan edhe Kombëtaren portugeze. Gonçalo Inacio tani është bërë një element kryesor i Sporting, por e ardhmja e tij mund të jetë larg Lisbonës.
Liverpool dhe 4 gjigantë italianë janë në garë për shërbimet e tij. Napoli, Juventus, Inter dhe Milan e duan atë në ekip. Liverpool dhe Milan duan thjeshtë të përmirësojnë repartin defansiv ndërsa Napoli, Juventus dhe Inter kanë për të zëvëndësuar lojtarë të rëndësishëm.
Kampionët e Italisë e shohin si zëvëndësuesin e Kim Min-Jae që pritet të shitet te Manchester United, Juventus për Bonuccin që do të lërë futbollin ndërsa Interi për Skriniar që do të largohet drejt PSG