
Gjatë ditës së djeshme edhe sot, komiteti i arbitrave ka zhvilluar Seminarin e Arbitrave në Hotel Adriatik të Durrësit. Pjesëmarrës kanë qenë të gjithë arbitrat kryesorë të kategorisë Superiore, të Parë dhe të Dytë. Në këtë seminar janë shpërndarë edhe stemat e FIFA-s për arbitrat dhe asistentët e tyre që do përfaqësojnë Shqipërinë.
Juxhin Xhaja dhe Eldorjan Hamiti ishin prurjet e reja që zëvendësojnë Koçin dhe Jeminin. Risia është se në futbollin e femrave, Shqipëria do përfaqësohet me 2 asistente në FIFA. Fatjona Borova e kolegjiumit të Shkodrës dhe Erinda Kume e kolegjiumit të Elbasanit. I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë edhe ish-arbitri i njohur grek, Kiryos Vasaras i cili në rolin e lektorit ka dhënë udhëzimet e rregullave të futbollit.