Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Selman Stërmasi "zbret" Tiranën nga kategoria

Shkruar nga NEWSPORT

Tirana e këtij sezoni është e ‘çuditshme’. Bardheblutë bëjnë disa fitore spektakolare si ajo 0-5 ndaj Egnatias kryesuese dhe më pas lëshojnë pikë edhe kur janë në avantazh 0-2 si barazimi me Teutën. Oshilacionet është fjala kryesore për Tiranën e këtij sezoni.

Kryeqytetasit nuk po gjejnë dot vazhdimësinë teksa nuk janë bërë kurrë 3 fitore rradhazi në 22 javë të luajtura. “Skuadra vuan nga ngërçi psikologjik”, e dëgjojmë sa herë bëhen hapa fals dhe kur fitohet “Tirana kaloi ngërçin psikologjik”. E në fund përsëritet po e njëjta histori.

Oshilacionet e Tiranës janë të frikshme, por ajo që bën shumë përshtypje është mënyra sesi skuadra ndryshon totalisht ‘fytyrë’ në ndeshjet e shtëpisë. Në një vëzhgim të këtyre 22 javëve, Tirana nga 33 pikë të mara, plot 22 i ka në ndeshjet jashtë, ndërsa vetëm 11 në ato në shtëpi.

Në një tabelë me vetëm ndeshjet brenda, Tirana do të zbriste nga kategoria teksa do të renditej në vendin e 9-të me 11 pikë, 1 më shumë se Kukësi. E kundërta me transfertat, bardheblutë do të ishin të dytët vetëm 3 pikë pas Egnatias dhe +5 nga Partizani i tretë.

“Selman Stërmasi” zbret Tiranën nga kategoria. Kushtet e rënduara në këtë stadium kanë reflektuar ndjeshëm në ecurinë e skuadrës, ndaj rikthimi në ‘Air Albania’ deri në fund të sezonit duket shpresdhënës.

[caption id="attachment_722434" align="alignnone" width="488"]Tabela e Superiores me ndeshjet brenda Tabela e Superiores me ndeshjet brenda[/caption]

[caption id="attachment_722435" align="alignnone" width="491"]Tabela e Superiores me ndeshjet jashte Tabela e Superiores me ndeshjet jashte[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga