
Sebastian Giovinco është rikthyer te Juventus pas shtatë vitesh. Italiani këtë herë nuk do mbajë veshur fanellën e lojës por do trajnojë moshat e Zonjës në Toronto.
Pas eksperiencës disa vjeçare me Toronto në Kanada, 35 vjeçari u rikthye në Itali me Sampdorian, aty ku luajti disa vite. Shtatëshkurtëri duket se është larg futbollit të luajtur, duke marrë një rol të ri në akademinë e Juventus në Kanada.
Sot, Giovonco vizitoi Vinovon ku mori edhe “bekimin” e presidencës.
Poll