
Në javën e dytë të Bundesligës gjermane, Bayern Munich ka mundur që të fitojë në fushën e Schalke 04. Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 0-2, ndërsa të besuarit e Carlo Anchelotit kanë pasur probleme me shënimin e golit.
Ata kanë mundur që të gjejnë rrjetën në minutën e 81 të takimit me Robert Lewandowskin, ndërsa kanë shënuar dhe në minutën e dytë shtesë të fundit të ndeshjes me Kimmich. Bayern pas kësaj fitoreje shkon në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Schalke ende nuk ka mundur që të marrë një pikë në këtë kampionat.
https://www.youtube.com/watch?v=Lo38Y6QzJlM
Poll