
Maurizio Sarri në ndeshjen e djeshme ndaj Atletico Madrid ka lënë jashtë loje vetëm 3 lojtarë Carlo Pinsogli, Luca Pellegrimi dhe Daniele Rugani. Sarri në një konferenc për shtyp ditën e djeshme bëri të ditur se janë 6 lojtarë që ai do ti largonte nga ekipi i Juventus dhe mesa duket treshja e parë u shfaq në skenë.
Pellegrini nuk arrinë të "shkëlqejë" në Torino pas ardhjes tek bardhezinjtë në merkaton e vitit të kaluar me një shkëmbim midis tij dhe Spinazolës. Tashmë është nxjerr në listën e transferimeve nga zonja e vjetër dhe oferta e parë për të do të pranohej. Deri tani skuadra e cila interesohet për Pellegrinin ka qenë ish ekipi i tij Cagliari.
Për mbrojtësin Rugani, interesimi ka qenë i lartë, ky i fundit largohet nga Juventus për shkakë të hapsirave të pakta që ka në Torino, pasi me ardhjen e De Ligt apo Demiral, Rugani bëhet një opsion i padëshiruar nga Sarri. Për mbrojtësin ka qenë i interesuar Arsenal por këta të fundit arritën një marrëveshje në minutat e fundit me David Luiz dhe në këtë mënyrë Rugani ngelet në shtëpi. Tashmë adresa e vetme për Ruganin mbetet vetëm ekipi i Romës, por Juventus është duke pritur një ofertë të përshtatshme për lojtarin, pasi nuk ka ndërmend ta lëshoj me një çmim të lirë.