
Ashley Young është futbollisti më i ri i Interit dhe goditja e parë në këtë merkato të janarit. Anglezi u transferua nga Manchester United duke u bërë futbollisti i tretë me origjinë nga Anglia që luan në Itali. Lojtari i sapo zyrtarizuar tek zikaltërit ka thënë fjalët e tij të para për Inter TV. Futbollisti është shprehur shumë i lumtur për aventurën e re dhe se qëllimi i tij është vetëm fitorja.
"Sot ishte një ditë shumë e bukur për mua. Ju falenderoj për mirëseardhjen. Është një ndjenjë fantastike. Jam i lumtur që jam pjesë e familjes zikaltër. Do të isha i lumtur nëse do të ndiqja gjurmët e Paul Ince. Mesazhi që kam për fansat është që ne do të fitojmë përsëri, unë jam këtu për këtë. Shpresoj ti bëjmë fansat të lumtur", ka thënë Ashley Young.