
Në orën 19:30 minuta Real Madrid do të zbresë në fushën e lojës për të luajtur ndeshjen e parë në Kupën e Mbretit ndaj skuadrës së Melilla në transfertë.
Sonte do të jetë një mbrëmje ndryshe, jo vetëm sepse vijnë nga humbja e thellë me Barcelonën 5-1, por në të njëjtën kohë kanë edhe një trajner të ri në krye, Santiago Solarin.
Në formacionin zyrtar ka shumë ndryshime, ku nga 11-tshja e përhershme është vetëm Navas, Ramos dhe Benzema ndërsa i është besuar nga minuta e parë brazilianit Vinicius.
Real Madrid: Keylor Navas; Odriozola, Ramos, Javi Sanchez, Reguilon; Llorente, Ceballos, Asensio; Lucas, Benzema, Vinicius.
Poll