Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Sandro TONALI frymëzohet nga GATTUSO: Më qorton dhe shpesh është i ashpër sepse kërkon më të mirën nga unë

Shkruar nga NEWSPORT
Sandro TONALI frymëzohet nga GATTUSO: Më qorton dhe shpesh

Sandro Tonali ka folur për kanalin zyrtar të UEFA në prag të sfidës në Champions midis Tottenhamit dhe Milanit. Mesfushori kuqezi u ndal ish lojtarët e Milanit që e kanë frymëzuar atë më parë. Një prej tyre për Tonalin është Gennaro Gattuso. Ky i fundit ka pasur shumë ndikim në karrierën e Tonalit duke qenë shembull për të.

“Ai më ka dhënë shumë këshilla që do të bëjnë ndryshimin për mua në të ardhmen, ne kemi një marrëdhënie të mirë”, shprehet Tonali. “Kemi një miqësi që nuk është marrëdhënie normale, më qorton dhe shpesh është i ashpër sepse dëshiron më të mirën nga të gjithë, e  dimë se si është. Nëse ai ka një qëllim, ai dëshiron ta arrijë atë më çdo kusht, duke dhënë gjithçka mundet. Ai është një person i veçantë, njeri i mirë, njeri i pastër, të ndihmon në një mijë mënyra të ndryshme.

Mënyra e tij e të luajturit pa u dorëzuar, shembull për ju? Po, ai jepte gjithçka mundej nga fillimi deri në fund, pa u dorëzuar kurrë. Ai mund të vraponte pa u ndalur, luante edhe kur ishte i lënduar, mund të luante në një mijë mënyra të ndryshme.

Shembuj të tjerë nga ai Milan? Ishin shumë, pothuajse të gjtihë në Milanin e vjetër, por mbi të gjitha Gattuso, Maldini me të cilin punoj aktualisht, Dida që kam takuar këtu dy vitet e fundit. Kur i njeh zbulon se ata janë të gjithë njerëz të mirë që japin gjithçka për Milanin dhe punën e tyre. Është krejtësisht ndryshe kur takon personalisht ish lojtarët sesa kur i shikon në TV.

A ka ndonjë fitore nga ato kohë që e mbani mend mirë si tifoz? Liga e Kampionëve... Mendoj se ishte një ndjenjë e pashpjegueshme, jam me fat që e mbaj mend. Nuk i kam përjetuar vetëm ato momente pa i kujtuar, për fat e mbaj mend shumë mirë finalen. Sidomos 2007. Më kujtohen emocionet, festimet, mbaj mend shumë nga ajo Champions League.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga