
Historia e vëllezërve Pogba, Paul dhe Mathias, bëri bujë në media për disa javë. Mathias Pogba lëshoi akuza të forta drejt vëllait futbollist, ku ndër to, ajo që bëri bujë të madhe ishte edhe akuza se, Paul kishte punësuar dikë për të mallkuar lojtarin e PSG dhe shokun e skuadrës në Kombetaren e Francës, Kilian Mbappe.
Policia franceze së fundmi ka dalë me njoftim zyrtar ku bën të ditur për publikun se ka arrëstuar 4 përsona nën akuzën e një tentative të organizuar për shantazh dhe zhvatje me vlerë 13 milionë euro. Një ndër këto është edhe Mathias Pogba. Mbetet të shihet reagimi i vëllait tjetër, Paul, i cili po vuan një dëmtim që do ta mbajë jashtë fushave deri ne prag të Botërorit.
Poll