
Kukësi ka nisur ditën e sotme përgatitjet për ndeshjen e radhës që do të luajnë në transfertë ndaj Luftëtarit në transfertë. Verilindorët pas minifazës përgatitore në Antalya kanë nisur në Tiranës stërvitjen. I pranishëm ka qenë edhe presidenti Safet Gjici që ka pasur një takim me lojtarët, ndërsa ka folur edhe në një prononcim për "Top-Channel". Numri një i verilindorëve u shpreh se rivali i vetëm për titull është Partizani, duke injoruar kështu, Tiranën, Bylisin apo edhe ekipet e tjera.
''Skuadra është në formë mjaft të mirë, dhe mesa me kanë komunikuar drejtori dhe trajneri lajmi pozitiv është që nuk kemi pasur dëmtime. Ne penalizohemi sepse nuk kemi stadiumin tonë dhe na është dashur për dy vite, pra sezonin e kaluar dhe këtë aktual ta luajmë në stadium të ndryshme''.
'Unë jam president nderi sepse posti im tani është kryetar bashkie. Në të vërtetë bashkia ka disa aksione në klub por realiteti është që asnjëherë nuk kanë pasur kapacitetin për të financuar për klubin, as më parë e as tani ndaj duhet të pranoj që për dikë që financon është sforco e madhe''.
Rivalwt? '' Mendoj se deri në fund të kampionatit do rivalizojmë me Partizanin. I ftoj tifozët të jenë prezent në stadiumin e ri aty ku do të ndeshemi me ta dhe të na mbështesin. Të vijnë jo vetëm për të parë Air Albaninan por për të shijuar një ndeshje që unë mendoj se do jetë spektakolare''.