
Armando Sadiku, është në kërkim të një ekipi të ri. Aventura e tij tek Levante, në La Liga nuk ishte aspak e mirë dhe aty madje pësoi një dëmtim që e mbajti larg fushave për disa kohë.
Momentalisht ai është në kërkim të një ekipi të ri. Para disa ditësh doli lajmi se ai do të transferohej në Zvicër tek Lugano, por rikthimi aty është disi i vështirë, sipas presidentit të klubit.
Ndërkohë një ofertë ka ardhur nga Granada, ekip i Ligës së Dytë në Spanjë. Gjithashtu nga Holanda, një skuadër ka kontaktuar me lojtarin për një transferim të mundshëm. Mbetet për tu parë se ku do të shkojë lojtari shqiptar, i cili pritet me padurim dhe nga Panucci.
Poll