Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Sa shumë kujdes dhe sa grintë, "malore" e madhe për Tiranën në 5 ndeshjet e ardhshme (KALENDARI)

Shkruar nga NEWSPORT
Sa shumë kujdes dhe sa grintë, "malore" e madhe për

Tirana fitoi dje me përmysje 5-2 me Apoloninë. Dueli i "Air Albania" vlente për javën e 26 të Superligës, me bardheblutë që kaluan të parët në avantazh. Miqtë nuk u dorëzuan, teksa e mbyllën në avantazhin 1-2 pjesën e parë. Në të dytën bardheblutë rikthyen gjithçka në favor, duke shënuar edhe katër herë.

Fitorja e djeshme fut në vallen e kryesuesve bardheblutë e Orges Shehit, që sheh përballë një kalendar të fortë dhe ndeshje deçizive në garën për titullin kampion, teksa janë vetëm pesë pikë larg . Tre ndeshjet e ardhshme të Tiranës janë të forta, teksa luhen në transfertë. Bardheblutë luajnë me Skënderbeun, Kukësin dhe Teutën, ndërsa rikthehen në shtëpi me Vllazninë, ndërsa luajnë sërish me Bylis jashtë.

Një "malore" e madhe për Tiranën, që dje tregoi grintë dhe dëshirë në fushë. Ndeshjet e ardhshme janë deçizive në garën për zonën Europiane, teksa sfidat me Kukësin dhe Teutën do tregojnë forcën e kampionëve të Shqipërisë. Në pesë ndeshjet e radhës, Tirana katër i luan në transfertë.

Java 27 - Skënderbeu - Tirana

Java 28 - Kukësi - Tirana

Java 29 - Teuta - Tirana

Java 30 - Tirana - Vllaznia

Java 31 - Bylis - Tirana

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga