Rudi Vata gjen punë të re. Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, por edhe skuadrave si Celtic, Appolon Limassol, Energie Cottbus tashmë do të ketë një rol të ri. Vata ka firmosur ditën e djeshme një kontratë me klubin Royal Excel Mouscron deri më 30 qershor 2020 dhe do të ketë rolin e konsulentit sportive.
Zyrtarizimi është bërë nga vetë në klubi në faqen zyrtare ku bën me dije arritjen e marrëveshjes dhe funksionin që do të ketë Rudi Vata në skuadrën belge.
Në Royal Excel Mouscron, ai do të punojë si një konsulent sportiv. Ky funksion do t'i lejojë atij, ndër të tjera, të japë këndvështrimin e tij përsa i përket transferimit dhe rekrutimit, skautimit por edhe të sjellë përvojën e tij ndërkombëtare në stafin teknik, sportiv dhe mjekësor të klubit.
