
Egnatia dhe Kukësi hapin javën e 29-të të Superiores. Ndeshja luhet në “Demrozi Stadium” dhe nis prej orës 15:00. Çfarë bie në sy te shtëpia e rrogozhinasve është dominimi i Kukësit në 3 vitet e fundit.
Konkretisht në kuadër të Superiores janë luajtur 5 ndeshje. 4 prej tyre janë fituar nga Kukësi, ndërsa vetëm në takimin e fundit mes tyre, këtë sezon, Egnatia fitoi 2 me 1.
9 gola kanë shënuar verilindorët në këto takime dhe 4 rrogozhinasit. Në përballjen e së premtes vijnë përballë vendi i parë dhe i fundit, duke vënë në pah dhe diferencat që kanë pasur të dyja skuadrat këtë sezon.
Poll