Klubi i Flamurtarit ka menduar një mënyrë interesante për të motivuar futbollistët të japin maksimumin e tyre në fushën e lojës dhe të punojnë të qetë. Në Vlorë kanë planifikuar të shpërndajnë parapagim rrogat e tre muajve të parë të kontratave.
Ndarja e rrogave pritet të bëhet deri më datë 20 gusht. Sezonet e kaluara Flamurtari ka hasur disa herë probleme me rrogat, jo se klubit i mungonit financat por për shkak të ngrirjes së llogarive bankare si pasojë e borxheve të prapambetura. Me këtë parapagim tre-mujor, presidenti Idrizi dëshiron që futbollsitët mos jenë të shqetësuar për ndonjë problem të mundshëm financiar.
Poll