
Amir Rrahmani do të vazhdojë të jetë pjesë e Napolit. Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës ka arritur marrëveshjen me skuadrën italiane për rinovimin e kontratës.
Lajmin e ka bërë të ditur “Il Mattino”, teksa zyrtarizimi i marrëveshjes mes tyre do të bëhet në fund të sezonit.
“Il Mattino” ndërkohë zbulon se rroga vjetore e Rrahmanit me kontratën e re do të rritet dhe do të shkojë deri në 2,5 milionë euro.
Kujtojmë se mbrojtësi është khtyer në një pikë kyçe në formacionin e Luciano Spalletit, ku 28-vjeçari ka dhënë siguri përpara portës.
Poll