Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Rraman HALLAÇI bën premtimin publik: E shpëtoj Kukësin, qëndrojmë në Superiore

Shkruar nga NEWSPORT
Rraman HALLAÇI bën premtimin publik: E shpëtoj Kukësin,

Kukësi nuk arriti të fitonte kundër Teutës, duke komplikuar seriozisht pozitat në Kategorinë Superiore. Verilindorët barazuan 0-0 dhe tashmë duhet të mbledhin fuqitë për të qenë edhe sezonin e ardhshëm në Superiore.

Pas takimit, ka folur trajneri Rraman Hallaçi, i cili u shpreh i mërzitur për rezultatin. Megjithatë tregon se skuadra e tij ka cilësi dhe deri në fund do të arrijë t’ia dalë. Për mikrofonin e Oversport, Hallaçi u shpreh:

“Tentuam të merrnim fitoren. Dolëm dhe në fund me dy sulmues të deklaruar. Nuk arritëm dot. U afruam te porta, por vuajtëm te finalizimi. Pjesa e parë ishte e luftuar nga të dy ekipet. Skuadra tregoi forcë të madhe ç’është e vërteta. Duhet të kishim bërë ndeshje përfekte. Do të ishte fatale që të merrnim 1 gol. Tentuam disa herë nga krahët, por nuk bëmë diferencën. Po vuajmë shumë ç’është e vërteta. Por, nuk jemi dorëzuar dhe nuk do të dorëzohemi deri në fund. Kam bindjen e plotë që Kukësin do ta shpëtojmë nga kategoria.

Basha dhe Taipi nga stoli? Unë kam folur me lojtarët dhe kam parë që kanë pak lodhje fizike. Rotacioni ka qenë pikërisht prej kësaj gjëje. Kanë edhe presionin që nuk po marrim rezultatet. Nuk ka asgjë, nuk ka asnjë keqkuptim. Do të mundohemi ndeshje pas ndeshje të fusim lojtarë të rinj, s’mund të ndërrojmë 5 njëherësh”, tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga