Napoli ka zhvilluar ditën e sotme miqësoren e parë për këtë sezon nën drejtimin e Spalletit. Skuadra napoletane u përballë me Bassa Anaunia dhe arriti që të fitonte me rezultatin e thellë 12-0. Një ndeshje testuar për lojtarët pas disa ditësh me ngarkesa të larta fizike. Në këtë takim luajti edhe Amir Rrahmani që u aktivizua në pjesën e dytë.
Duke parë zëvendësimet e shumta të bëra nga Spalleti, Rrahmanit iu besua në pjesën e dytë edhe shiriti i kapitenit duke parë që në fushe kishte shumë lojtarë të rinj dhe mbrojtësi i Kosovës ishte me më shumë eskperiencë. Një kënaqësi e veçantë për ish lojtarin e Partizanit që tashmë arrin të mbajë shiritin e një prej skuadrave më të mira në Serie A.
