Amir Rrahmani është rikthyer në stërvitje dhe po përgatitet me skuadrën e Napolit. Italianët kanë marrë lajmin e mirë teksa tashmë do të kenë në dispozicion një nga lojtarët më të mirë të viteve të fundit në prapavijë.
Ai ka lënë pas tërheqjen muskulore dhe tashmë është gati për pjesën tjetër të sezonit. Shtatlarti pritet të jetë gati për ndeshjen e 4 janarit kundër Interit në kampionat. Pritet me interes të shihet se si do të vijojë aventura e tij në Seria A.
Poll