Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Rrahmani është i mbivlerësuar”, në Itali shpërthejnë kundër qendërmbrojtësit të Napolit

Shkruar nga NEWSPORT
“Rrahmani është i mbivlerësuar”, në Itali

Amir Rrahmani është një nga lojtarët shqiptarë që po shkëlqen në Seria A. Qendërmbrojtësi i njohur, i rritur dhe promovuar te Partizani në Superiore, ka marrë vëmendjen në arenën ndërkombëtare.

Për të ka folur menaxheri i njohur, Christian Bosco. Ky i fundit ka deklaruar se Rrahmani është i mbivlerësuar. Në prononcimin e dhënë për mediet e huaja, Bosco është shprehur:

“Mendoj se ish-futbollisti i Veronës është i mbivlerësuar dhe nuk e them vetëm sot, e kam thënë gjithmonë. Ai po luan mirë, por e ka rrethin që ia mundëson këtë.

Nuk e kam dashur asnjëherë Rrahmanin. Braziliani Juan Jesus është i një niveli tjetër në aspektin teknik, është shumë më i mirë se Rrahmani.

Rrahmani duhet të vendoset vetëm si qendërmbrojtës i djathtë, pasi shikojeni golin e tretë që e pësoi Napoli nga Milani: ai nuk dinte as nga të shkonte...”, ka thënë ai.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga