
Para takimit kundër Finlandës, Amir Rrahmani ka pranuar se presioni në radhët e Kosovës është prezent, duke qenë se është ndeshja e parë e Eliminatoreve.
Ish-mbrojtësi i Kombëtares kuqezi shprehet nuk do të jetë një sfidë e lehtë, por do të tentohet maksimumi.
“Do ta kemi shumë të vështirë ndaj Finlandës. Është sfida e parë dhe dihet se fillimi është gjithmonë i rëndësishëm. Në fakt, ne jemi e ardhmja e Kosovës, pasi ekipi ka shumë lojtarë të rinj", deklaroi Rrahmani në prag të sfidës kundër Finlandës.
Poll