
Piloti i Yamaha-s, Valentino Rossi është në pritje të garës për Çmimin e Madh të Brno-s. Ai kërkon që të përmirësohet nga gara e fundit, ndërsa dëshiron rikthimin në podium. “Më bëhet qefi që do të kthehem shpejtë në pistë. Në Austri dëshiroja një vend në podium, por fatkeqsisht nuk ia dola. Gjithsesi ishte një garë e mirë. Tashmë do të shkoj në Brno, një circuit që e njoh mirë dhe që më pëlqen shumë”, kështu u shpreh Valentino Rossi në pritje të garës së 11 në MotoGP të këtij sezoni, e cila është programuar në Republikën Çeke.
“Jam kurioz nëse këtë vit unë do të arrij që të bëj më të mirën. Po punojmë mirën dhe në Çmimin e Madh të Brno-së dua që ta fitoj. Dua të rikthehem në pistë”, deklaroi piloti italian i Yamaha-s.