Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Roma ‘shpartallohet’ në transfertë, Genoa luan ‘poker’ me Jose Mourinhon

Shkruar nga NEWSPORT
Roma ‘shpartallohet’ në transfertë, Genoa luan

Roma është mposhtur në mënyrë turpëruese nga Genoa në transfertë. Në ndeshjen në kuadër të javës së 6-të të Serie A, skuadra e Romës humbi 4-1.

Një ndeshje që u nis mirë nga vendasit duke shënuar me Gudmundsson që në minutën e 5’ të takimit. Por me golin e Cristante në minutën e 22’ u duk se sfida mori një kthesë për ‘verdhekuqtë’. Por Retegui në minutën e 45’ shënoi golin e dytë për Genoan duke e çuar Romën në dhomat e zhveshjes në disavantazh.

Edhe në pjesën e dytë ndeshja ‘fliste’ për Genoan. Ishte Thorsby në minutën e 74’ që shënoi golin e 3-të dhe ish-lojtari i Milanit, Junior Messias në minutën e 81’ që plotësoi ‘pokerin’ për ekipin e tij.

Një humbje turpëruese për Jose Mourinhon dhe ekipin e tij, të cilët renditen në vendin e 16-të të klasifikimit me vetëm 5 pikë. Teksa Genoa ngjitet në vendin e 11-të me 7 pikë të grumbulluara.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga