
Nicola Zaniolo pas sezonit shumë të mirë që ka bërë në radhët e Romës, kërkohet nga shumë klube të rëndësishme europiane. Pas Tottenham dhe Juventus, listës i shtohet dhe Real Madrid që ka bërë sondazhet e para. Kujtojmë se ky vit ka qenë shumë i sukseshëm për talentin italian pasi ai ka debutuar dhe me Kombëtaren "axurre".
Zaniolo u transferua te verdhekuqtë pas marrëveshjes që këta të fundit arritën me Interin për kalimin në Mialno të Radja Nainggolan. Në fillim u mendua se 19-vjeçari do të ishte një zëvendësues te skuadra kryeqytetase por ai me paraqitjet e bëra luajti një numër të konsiderueshëm ndeshjesh.
Poll