Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ROMA mori vendimin drastik ndaj tij, ZANIOLO gati t’i çojë verdhekuqtë në gjykatë

Shkruar nga NEWSPORT
ROMA mori vendimin drastik ndaj tij, ZANIOLO gati t’i çojë
Historia e dashurisë mes Nicolo Zaniolos dhe Romës po përfundon në mënyrën më të keqe të mundshme. Vetëm 1 vit më parë palët festuan në “Air Albania” trofeun e Conferece League, ndërsa tashmë mund të përfundojnë në gjykatë. Refuzimi i lojtarit italian për të kaluar te Bournemouthi nuk është pritur mirë nga drejtuesit, të cilët ditën e djeshme morën vendimin drastik ndaj tij. Tashmë Zaniolo është i dalë jashtë planeve të verdhekuqve dhe në të tilla kushte lojtari mendon ti çojë në gjykatë. Sipas “Il Messaggero”, familja e lojtarit beson se Giallorossët ushtruan presion mbi të dhe e larguan atë nga skuadra duke shkaktuar një ‘masakër mediatike’ që goditi italianin. Prandaj, ata tashmë kanë njoftuar Assocalciatori se duan të padisin klubin për keqtrajtim. Zaniolo nuk u stërvit me Romën në dy ditët e fundit, duke u kthyer në qytetin e tij të lindjes, La Spezia.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga