Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Roma mbërrin në Shqipëri, menaxheri i kampionëve e pret në Rinas

Shkruar nga NEWSPORT
Roma mbërrin në Shqipëri, menaxheri i kampionëve e pret

Roma ka mbërritur në Shqipëri. Skuadra italiane ka zbarkuar mesditën e sotme në aeroportin e Rinasit për t’iu drejtuar më pas kryeqytetit. Stafi teknik dhe lojtarët janë pritur nga përfaqësues të klubit të Partizanit, konkretisht menaxheri i skuadrës Ildi Dajlani.

Emra të njohur të futbollit botëror kanë shkelur pikërisht në tokën shqiptare për testin e luksit që do të zhvillohet me Partizanin. Kryeqytetasit e Italisë do të përballen me kampionët e Shqipërisë në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania”.

Në fotot e publikuara nga klubi i Partizanit bie në sy Jose Mourinho ose i njohur ndryshe si “Special One”. Ai ka ndaluar duke takuar Dajlanin dhe pjesëtarët e tjerë të klubit të kuq.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga