
Paulo Dybala pësoi një lëndim në momentin kur shënoi golin nga goditja e penalltisë në ndeshjen e fundit të Romës. Argjentinasi ngriu gjakun e çdo romanisti dhe argjentinasi teksa fillimi i Botërorit është një muaj larg. Pikërish 1 muaj do të jetë edhe kohëzgjatja e rikuperimit të La Joya.
Rezultatet e rezonancës magnetike konfirmuan atë për ç’ka druheshin mjekët. Paulo Dybala ka pësuar një dëmtim në femurin e këmbës së majtë dhe do t’i duhet të qendrojë 4 javë jashtë fushave. Pas 10 ditësh do të rishikohet përsëri dëmtimi për të kuptuar procesin e rikuperimit.
4 javë e bëjnë Dybalan të humbasë plot 9 ndeshje me Romën deri në 13 tetor kur është edhe ndeshja e fundit me Torinon para se të çelë Botërori në datën 22 tetor. Mbetet të shihet nëse ish-ylli i Juventus do t’ja dalë të ndihmojë Kombëtaren e tij në ëndrrën e Botërorit.