Në orën 18:45 Roma do të pres në Olimpico, Real Sociedad. Takimi është i vlefshëm për fazën 1/16 të Europa League. Verdhekuqtë vijnë në një moment të mirë pasi mundën në fundjavë në kampionat Juventusin 1-0. Ata do të kërkojnë të vazhdojnë sa më gjatë në kompeticionin europian dhe pse jo të përsërisin suksesin e vitit të kaluar në Conference League. Edhe Sociedad nga ana tjetër po kalon një sezon shumë të mirë. Ata u renditën të parët në grupet e Europa League duke lënë pas Manchester United. Në La Liga ata janë në vendin e katërt pas treshes Barca, Real dhe Atletico.
Formacionet Zyrtare:
Roma (5-3-2): R.Patricio; Karsdorp; Smalling; Llorente; Mancini; El Shaaraëy; Pellegrini; Matic; Cristante; Dybala; Abraham. Trajner: Jose Mourinho
Real Sociedad (4-4-2): Remiro; Gorosabel; Zubeldia; Le Normand; Rico; Silva; Zubimendi; Merino; Illarramendi; Kubo; Sorloth. Trajner: Imanol Alguacil