Roma gati për Partizanin, verdhekuqtë lënë Italinë
Shkruar nga NEWSPORT
Roma do të luajë sot kundër Partizanit, një ndeshje e vlefshme si miqësore. Ky takim do të zhvillohet në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”, në kryeqytet.
Verdhekuqtë e Italisë tashmë po udhëtojnë drejt vendit tonë dhe këtë e kanë treguar përmes një postimi në kanalin zyrtar. Lojtarët bashkë me trajnerin Jose Mourinho shfaqen në avion, ndërsa me interes priten të shihen në tapetin e “Air Albania”-s.
Një ndeshje prestigji për Partizanin, por edhe për futbollin shqiptar teksa pret lojtarë të afirmuar, vlera e të cilëve arrin miliona euro.