
Roma këtë sezon është mjaft aktive në merkato ku po përpiqet të afrojë lojtarë të një niveli të lartë dhe të jetë pretendente për të fituar Sccudeton sezonin e ardhshëm.
Tashmë Roma i ka hedhur sytë nga sulmuesi italian, Gianluca Scamacca. Ditët e fundit, sulmuesi ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e ekipit verdhekuq, por negociatat me West Ham janë ende shumë larg nga akordi.
Megjithatë, shuma e madhe e përfituar nga shitja e Raice te Arsenali mund t'i bëjë “Hammers” të ulin kërkesat e tyre për shitjen e ish-sulmuesit të Sassuolos të cilët kanë paguar 36 milionë euro një vit më parë.
Dy-tri ditët e ardhshme mund të jenë vendimtare, por nëse koha e negociatave do të zgjatej tepër, Roma mund të kthehet edhe në objektiva të tjerë. Kujtojmë që për Scamaccan ka interes dhe Milani me Interin.