Roma ka ndarë mendjen, teksa verdhekuqtë kanë bërë zgjedhjen e tyre mes dyshes Musiala-Zapata. Drejtuesit tashmë të gjithë fokusin e tyre do ta kenë te Duvan Zapata. Ky i fundit duket një dëshirë e Romës për sezonin e ri për t’i besuar vendin e Tammy Abraham që është i dëmtuar.
Skuadra bnergamaske është e gatshme të shesë lojtarin e tyre dhe në këto kushte transferimi te Roma është mëse i mundshëm. Skuadra e Jose Mourinhdos po bën gati 3 milionë euro për huazimin. Gjithashtu me të drejtë blerje kartonin në fund të sezonit për 6-7 milionë euro plus bonuse.
Mbetet të shihet se si do të shkojnë negociatat mes palëve, teksa nga Roma pëlqehet edhe një tjetër lojtar i Atalantës. Demiral gjithashtu po shikohet me interes.