Berat Gjimshiti është kthyer në një nga lojtarët kyç të Atalanatës. Mbrojtësi shqiptar ka fituar vendin e titullarit prej kohësh e ka mundur të shkëlqejë me trajnerin Gasperini. Zikaltërit do të kenë dy ndeshje të vështira ndaj Romës në kampion dhe në Champions ndaj Valencias. Dy takime të rëndësishme për sezonin e Atalantës.
Në një prononcim për “Gazzeta dello Sport”, ka folur edhe mbrojtësi I Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti.
“Të dyja janë të rëndësishme, unë nuk mund të zgjedh një ndeshje. Dy gara të bukura dhe të vështira, por brenda mundësive tona. Fitorja ndaj Romës do të na çonte në +6, por më pas mungojnë edhe 14 ditë ndeshja e Champions League. Ky takim është e rëndësishme për t’u rikthyer në Ligën e Kampionëve, tjetra për të qëndruar atje, ne po mendojmë ndeshje pas ndeshje “.
Interesim nga skuadra të mëdha? “Kjo varet nga kush, nga momenti, nga Atalanta, gjithçka duhet të përshtatet së bashku, por mua më pëlqen të jetoj në të tashmen dhe në Bergamo jam mirë”, u shpreh Gjimshiti.