
Te Roma të gjithë janë të shqetësuar për gjendjen e Paulo Dybalas. Argjentinasi mban në “ankth” Jose Mourinhon dhe stafin e tij për shkak se herë pas herë ndjen dhimbje në kyçin e këmbës.
Sipas mediave në itali, kampioni i botës do të bëjë maksimumin për t’u stërvitur me pjesën tjetër të gurpit. Pavarësisht shqetësimeve trajneri portugez do ta ketë pjesë të grumbullimit të skuadrës për duelin me Leverkusen në Europa League.
Që nga lëndimi i pësuar në ndeshjen kundër Feyenoord në Holandë, Dybala ka luajtur vetëm një orë në Europa League dhe 45 minuta në Seria A. Kujtojmë se sfida me Leverkusen do të luhet ditën e enjte në orën 21:00.
Poll