Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ROMA bën gati kontratën e re, verdhekuqtë kërkojnë të “blindojnë” liderin e skuadrës

Shkruar nga NEWSPORT
ROMA bën gati kontratën e re, verdhekuqtë kërkojnë

Roma nuk ka ndërmend të lëshojë liderat e skuadrës dhe tashmë drejtuesit kanë bërë gati kontratën e re. Paulo Dybala është  një nga yjet e skuadrës që po merr përdore skuadrën italiane.

Sulmuesi argjentinas nënshkroi kontratë me Romën deri në vitin 2025 me një pagë prej 4,5 milionë euro në sezon plus bonuset. Megjithatë te Roma janë shumë të kënaqur me atë që ka dhënë argjentinasi në fushë dhe duan ta blindojnë me kontratën të re.

29-vjeçari në 23 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat, Dybala ka realizuar 12 gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë. Roma ka hapur bisedimet me përfaqësuesit e argjentinasit pasi duan t’i ofrojnë kontratë të re deri në vitin 2026.

Me kontratën e re parashihet edhe rritja e pagës nga 4,5 në gjashtë milionë euro në stinor, plus do t’i hiqet klauzola e largimit. Dybala ndihet mirë te Roma dhe sipas “Calciomercato”, negociatat po shkojnë mirë dhe palët janë pranë arritjes së marrëveshjes për kontratën e re.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga