
Lionel Messi është një nga lojtarët që po diskutohet kohët e fundit nëpër të gjithë mediat sportive. Argjentinasi nuk ka rinovuar ende kontratën me PSG-në, ndërsa shumë zëra e lidhin atë me një rikthim në “Camp Nou” gjatë merkatos së verës.
Në lidhje me këtë temë ka folur edhe Robert Lewandowski, i cili te Barcelona është shndërruar në një pikë kyçe. Polaku i cili në të kaluarën ka qenë kundërshtarë me kampionin e botës, këtë herë e “mirëpret” “Pleshtin” në “Camp Nou”.
“Messi i përket Barçës dhe nëse kthehet do të jetë diçka e pabesueshme. Ne e dimë se vendi i tij është këtu në Barcelonë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por shpresoj që sezonin e ardhshëm të luajmë së bashku”, ka theksuar shkurtimisht Lewandowski në konferencën për shtyp në promovimin e librit të 18-të të “Solidarity Stories of Sport”.