
Në Kroaci janë vërtet të dashuruar me shqiptarët. Lojtarët tanë po shtohen gjithmonë edhe më shumë në Kroaci dhe dashuria e fundit mban emrin e lojtarit të Partizanit, kosovarit Arbnor Fejzullahut, i vënë në shënjestrën e RNK Splitit, që pak ditë më parë zyrtarizoi Elis Bakajn. Mbrojtësi i krahut të djathtë, i cili ka pohuar se është lojtar i lirë, ndërkohë që të kuqtë thonë se ai është ende nën kontratë, ka pasur shumë oferta gjatë kësaj kohe, jo vetëm nga kampionati ynë, por edhe nga Italia dhe Turqia. Kampionati kroat dhe RNK Spliti mund të jetë një destinacion, ku Fejzullahu do të gjente edhe ish-shokun e skuadrës, Rrahmanin, por edhe shumë shqiptarë të tjerë.
Poll