
Ditën e djeshme Simone Inzaghi rinovoi kontratën me Interin. Trajneri do të jetë në krye të zikaltërve deri në vitin 2025.
Rinovimi me Interin sigurisht ka dhe përfitime. Tashmë Inzaghi është një nga 3 trajnerët më të paguar në Itali. 5.5 milionë euro merr tashmë 47-vjeçari, ndërsa më shumë se ai merrin vetëm Jose Mourinho dhe Massimiliano Allegri me nga 7 milionë euro në sezon të dy.
Ndërkohë pas Inzaghit ndodhet trajneri i Milan, Stefano Pioli me 4 milionë euro, ndërsa “top-5”-tëshen e mbyll Rudi Garcia i Napolit me 3 milionë euro në sezon.
Poll