
Rikthimi i Antonio Conte në pankinë pas problemeve shëndetsore nuk ka rezultuar siç duhet për Tottenham. Londinezët u mundën në transfertë përballë Leicester mer rezultatin 4-1.
Edhe pse shënuan të parët me Bentacur kjo nuk vlejti, pasi “dhelprat” shënuan tre herë brenda pjesës së parë. Mendy në të 23-ën, Maddison dy minuta më vonë dhe Iheanacho në të 45-ën i dhanë avantazhin Leicester. Në pjesën e dytë Barnes vulosi fitoren për vendasit në minutën e 81.
Tottenham mbetet në vendin e pestë me 39 pikë dhe humbet mundësinë për t’u ngjitur në “Top 4”. Nga ana tjetër Leicester ngjitet në vendin e 13-të me 24 pikë. Të martën Spurs do të udhëtojnë në Milano për t’u përballur me kuqezinjtë për 1/16 të Champions League.