Laçi u rikthye te suksesi ndaj Flamurtarit. Golat e këtij takimi u shënuan nga Nwabueze dhe Turkaj, ndërsa vlonjatët i hapën punë djemve të Cungut me golin e Hoxhaj. Afro-amerikani i Laçit është rikthyer te goli pas afro pesë muajsh pa përshëndetur rrjetën, ndërsa hera e fundit ishte 29 shkurti i 2020 ndaj Luftëtarit në transfertë.
27 vjeçari ka postuar në rrjetet sociale një foto nga fitorja ndaj Flamurtarit duke shënuar: Të udhëhiqemi nga fitorja. Nwabueze ka shënuar 18 gola këtë sezon për Laçin, me listën e golashënuesve që udhëhiqet nga Shkurtaj (20). Kujtojmë se periudha e pandemisë dhe dëmtimi në gju, kanë kushtëzuar sulmuesin e Laçit.
Poll
