Partizani do të luajë të hënën kundër Kukësit në transfertë, ndeshje e vlefshme për javën e pestë të Superiores. Sipas axhendës, klubi i kuq ka vijuar përgatitjet në kompleksin e ri të ndërtuar nga kryeqytetasit. Ndërkohë, në sy bie rikthimi i Massanga Matondos.
Ky i fundit ka rinisur stërvitjen me të kuqtë dhe pritet me interes të shihet nëse do të preferohet në supersfidën e të hënës në orën 15:00 nga trajneri Colela. Kujtojmë që në takimin e fundit, Kukësi barazoi me Teutën 0-0, kurse Partizani u mposht 1-0 nga Erzeni në “Elbasan Arena”.