Luciano Spalletti ka qenë padyshim njeriu i që solli trofeun pas 33-vjetësh mungesë Napolit. Por festa e titullit të 3-të në histori duket se nuk do të zgjas shumë. Përçarja që tekniku toskan ka me presidentin De Laurentiis, mund të sjell ndërprerjen e bashkëpunimit midis palëve.
Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport divorci midis tyre do të ndodh në fund të sezonit. Ndër të tjera ata shtojnë se presidenti i të kaltërve po kërkon dëshpërimisht një mënyrë për të rregulluar mardhëniet me Spalletin.
Kujtojmë që një javë më parë të dyja palët kanë darkuar së bashku, por kjo gjë nuk ka mjaftur për rregullimin e mardhënive mes tyre. 64-vjeçari pritej të dilte në një konferencë për shtyp ditën e djeshme në mediat e klubit siç ishte paralajmëruar, por në fund tekniku ka refuzuar. Gjë që shton akoma më shumë zërat e largimit.