Superliga e Kosovës zhvillon sot dy ndeshjet e radhës. Prishtina pret në shtëpi Trepçën 89 (13.00), me synimin e vetëm: 3 pikët. Kryeqyetatasit dëshirojnë një ngjitje në tabelë, pas një nisje jo të mirë të sezonit.
Në ndeshjen tjetër, Ballkani i Ismet Munishit sfidon Llapin (13.30), në një 90 minutësh interesant. Ekipi nga Suhareka kryeson renditjen e kampionatit me 26 pikë, po aq sa Drita.
Kështu, pas ndeshjeve të Kombëtareve, Superliga e Kosovës ”mbërthen” shikuesit parta ekranit.