Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Rikthehet në Kroaci për t’u rikthyer në Kombëtare, mesfushori shqiptar: Tani jam nën urdhërat e Zekic, do jap më të mirën

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthehet në Kroaci për t’u rikthyer në Kombëtare,

Enis Çokaj u prezantua dje si lojtari më i ri i Osijek. Mesfushori i Kombëtares shqiptare rikthehet në Kroaci, aty ku shkëlqeu Lokomotiva Zagreb. Huazim me të drejtë blerje është marrëveshja e arritur me grekët e Panathinaikos dhe një kontratë deri në verën e 2026-tës për lojtarin.

Çokaj do të vihet nën urdhërat e ish-trajnerit të Partizanit, Zoran Zekic dhe do të japë maksimumin e tij për të fituar sërish një ftesë nga Kombëtarja shqiptare. Sot ai ka folur edhe për median e klubit ku shprehet i lumtur për këtë lëvizje dhe gati për aventurën e re.

“Sigurisht që jam i kënaqur. Jam i lumtur sepse erdha këtu, doja që të ndodhte më herët, por duhej të prisnim që gjithçka të përfundonte. Mezi po pres të luaj ndeshjen e parë me fanellën e Osijekut. Falënderoj njerëzit në klub për pritjen e ngrohtë.

“Në të vërtetë, Osijeku është një nga klubet më të mëdha në Kroaci, sigurisht që e kam menduar kur u shfaq oferta, të cilën e pranova shpejt. Më vjen mirë që më kërkuan dhe ishin mjaft këmbëngulës, që gjithçka përfundoi në këtë mënyrë, me marrëveshjen e arritur. Është gjithashtu një kënaqësi për mua dhe tani mund t’i përkushtohem sfidave të reja në karrierën time.

Mendoj se ia dal më së miri në pozicionin e mesfushorit të fundit, pra si numër 6, megjithëse mund të luaj dhe kam luajtur si numër 8 deri më tani. I takon trajnerit të vlerësojë dhe të vendosë se ku do të jem më i dobishëm për ekipin.

Në fakt, gjithçka më përshtatet. Besoj se çdo gjë do të shkojë mirë dhe do ta gjej rrugën e duhur në mjedisin e ri. E njoh mjaft mirë ligën, kam qenë në Lokomotivën për një kohë të shkurtër, por tani me Osijekun dua të bëj shumë më tepër”, përfundoi ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga