
Formula 1 është për të rifilluar këtë sezon. Deri më tani janë anulluar disa prej garave për shkak të pandemisë së Covid-19 që ka prekur gjithë botën.
Tashmë duke parë që situata po shkon drejt normalizimit edhe Formula 1 është të bëjë garën e parë për këtë edicion të ri. Pista e Austrisë është e para që të ngrejë siparin për këtë sezon pasi do të zhvillohen dy garat në 5 dhe 12 korrik.
Autoritetet vendase kanë dhënë dritën jeshile për zhvillimin e garave në pistën e “Red Bull” më Spielberg, por pa praninë e tifozëve. Ministria konfirmoi se organizatorët kanë përgatitur një protkoll të veçantë dhe të sigurt për të parandaluar përhapjen e Covid-19.
Poll