Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SERIE A

Rihapet pista Zaniolo, ja plani i Maldinit për të rikthyer mesfushorin në Itali

Shkruar nga NEWSPORT
Rihapet pista Zaniolo, ja plani i Maldinit për të rikthyer mesfushorin

Në pamjet e Milanos është Nicolò Zaniolo. Një interes i vjetër, i cili mund të rikthehet në negociata në verë, pas tentativës së pasuksesshme janarin e kaluar. Galatasaray arriti ta rrëmbnete me një  marrëveshje prej 16.5 milionë euro plus 13 milionë bonuse plus një përqindje në rishitjen e ardhshme për Romën.

Megjithatë, Milani është ende i interesuar. Para se të nisej për në Turqi, Maldini shkëmbeu disa mesazhe me Zaniolo-n, duke e falënderuar që priti Milanin deri në ditën e fundit të merkatos. Dy palët do të ritakohen në qershor kur kuqezinjtë do të vlerësojnë me kujdes nëse do të paguajë klauzolën 35 milionë në kontratën me Galatasaray.

Shumë do të varet nga kualifikimi i kuqezinjve në Champions sezonin e ardhshëm, i cili vlen më shumë se bilanci i arritur tashmë falë gjysmëfinales kundër Interit. Sigurisht që Zaniolo është në planet e Milanit, për momentin mungojnë vetëm kushtet.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga