Skënderbeu i viteve pas 2010 ishte një nga ekipet më të mira që ka prodhuar futbolli shqiptar. Korçarët arritën suksese historike që nuk ishin prekur më parë teksa futja dy herë në grupet e Europa League ishte diçka e paperceptueshme më parë dhe ende nuk është përsëritur më sot.
Bardhekuqtë ishin një ekip i përbërë prej yjesh që dhuronin një futboll fantastik dhe emocionues. Lojtarë si Orges Shehi, Vangjeli, Latifi, Olayinka, Jashanica e shumë të tjerë kanë dhuruar spektakël në fushë. Pikërisht mbrojtësi i krahut, Vangjeli është bërë nostalgjik ditën e sotme teksa ka ndarë një foto me dy ish-partnerë në repartin e mbrojtes, Bruno Lulaj dhe Bajram Jashanica.
Tani, Vangjeli është trajner ndërsa Lulaj dhe Jashanica luajnë me Tiranën dhe Ballkanin.